string(85) "kosova-u-19-i-meson-emrat-e-kundershtareve-te-elite-round-ne-kualifikimet-e-euro-2024"

Futboll

Gazeta Express

07/12/2023 12:26

Kosova U-19 i mëson emrat e kundërshtarëve të “Elite Round” në kualifikimet e Euro 2024

Futboll

Gazeta Express

07/12/2023 12:26

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024 për Kombëtaren U19.

Në këtë fazë janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024.

Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse.

Dardanët U19 arritën të kualifikohen në ‘Elite Round’ pasi tubuan pesë pikë në Grupin 7 të fazës së parë kualifikuese që u zhvillua muajin e kaluar, e ku ishin të përfshira edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta.