Kosova synon fitore kundër Luksemburgut, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2023 - Gazeta Express
string(103) "kosova-synon-fitore-kunder-luksemburgut-per-ti-mbajtur-gjalle-shpresat-per-kualifikim-ne-boterorin-2023"

Basketboll

Gazeta Express

18/02/2021 10:11

Kosova synon fitore kundër Luksemburgut, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2023

Basketboll

Gazeta Express

18/02/2021 10:11

Kombëtarja e Kosovës do ta presë Luksemburgun sot në Prishtinë, për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Kosova është në një grup me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun, raporton Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kosova është e parafundit në Grupin B me gjashtë pikë, aq sa ka Sllovakia në vendin e dytë dhe një më pak se lideri Islanda.

Luksemburgu është i fundit me pesë pikë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos e publikoi dje 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles.

Denis Zenelaj do të debutojë për dardanët.

12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj./Gazeta Express/