string(67) "kosova-sot-zhvillon-duelin-kunder-rusise-per-kualifikim-ne-evropian"

Gazeta Express

06/03/2020 9:30

Kosova sot zhvillon duelin kundër Rusisë për kualifikim në Evropian

Gazeta Express

06/03/2020 9:30

Ekipi kombëtar i vajzave të Kosovës  do të përballet sot në orën 18:00 me Kombëtaren e Rusisë, në Wiesbaden të Gjermanisë, për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Kosova do të luajë në rolin e nikoqires sepse kjo ndeshje do të duhej të zhvillohej në Prishtinë. Por, për shkaqe politike – që Kosova ende nuk është njohur nga Rusia – ndeshja zhvillohet në Wiesbaden, raporton Gazeta Express.

Edhe ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në terren neutral.

Ekipi i Kosovës – i përbërë me lojtare nga kampionati vendor dhe i kryesuar nga selektorja Afërdita Fazlija dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollca Krasniqi – i zhvilluan dy stërvitje të mërkurën dhe të fundit të enjten para përballjes me ekipin e ruseve.

Kosova deri më tani i ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, duke shënuar dy fitore e një humbje.

Kosova në ndeshjen me Rusinë hyn me një problem të madh. Kjo për shkak se në Kosovë kampionati i vajzave ishte në pushim dhe lojtaret e ftuara shkojnë në ndeshjen kualifikuese për Evropian thuajse direkt nga pushimi. Vetëm në fundjavën e kaluar është zhvilluar java e parë e kampionatit të vashave në Kosovë. /Gazeta Express/