Alush Gashi, dikur këshilltar i presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka reaguar presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq, i cili tha të martën në Kuvendin e Serbisë se “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona”.
Vuçiq tha se lufta kishte qenë për diçka tjetër, ndërsa Gashi thotë se kjo flet se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo “po përpiqet të rrëmbejë territor”, raporton Gazeta Express.
“Presidenti Vuçiq në Parlamentin e Serbisë tha: “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona. Ne kishim një konsullatë në Prishtinë, gjithmonë ka qenë për territor”. Serbia nuk ka ndryshuar! Sërish po përpiqet të rrëmbejë territor! Konsullata serbe në Prishtinë 1889-1912”, shkroi Alush Gashi në Twitter.
President Vucic at Serbian Parliament said:” Kosova hasn’t always been ours. We had a consulate in Prishtina, always has been about territory”. Serbia hasn’t changed! Agin is trying to grab territory!
Serbian consulate in Prishtina 1889-1912 pic.twitter.com/wkj01U1NRl— AlushGashi?? (@AlushGashi3) September 14, 2022
Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiq në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.