“Kosova, shumë e fortë dhe agresive”, ylli i Zvicrës flet para përballjes me Dardanët - Gazeta Express
string(81) "kosova-shume-e-forte-dhe-agresive-ylli-i-zvicres-flet-para-perballjes-me-dardanet"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 12:42

“Kosova, shumë e fortë dhe agresive”, ylli i Zvicrës flet para përballjes me Dardanët

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 12:42

Ylli i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji ka folur sot në konferencë për shtyp para sfidës së të premtes me Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti më i ri i Interit e ka vlerësuar lartë ekipin Dardan, por ka insistuar se Helvetikët duhet ta fitojnë këtë lojë për ta nisur mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne nuk e patëm një kampanjë të mirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian. Barazuam dy herë pasi na shënuan në minutën e fundit. Këtë të premte, patjetër që do të synojmë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi. Por, nuk është një kundërshtar i lehtë (Kosova), ata janë shumë të fortë dhe agresivë. Ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premten”, u shpreh futbollisti i deridjeshëm i Manchester Cityt.

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të fillojë prej orës 20:45. /Gazeta Express