Kosova rikthen kohërat e lavdishme në boks, sigurohet medalja e parë e Botërorit në epokën e re - Gazeta Express
string(94) "kosova-rikthen-koherat-e-lavdishme-ne-boks-sigurohet-medalja-e-pare-e-boterorit-ne-epoken-e-re"

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 20:38

Kosova rikthen kohërat e lavdishme në boks, sigurohet medalja e parë e Botërorit në epokën e re

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 20:38

Boksi i Kosovës sot regjistroi arritjen më të madhe dhe historike në kategorinë seniore, që kur Federata e Boksit të Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA) në vitin 2014.

Për këtë arritje u përkujdes Donjeta Sadiku, e cila sot e siguroi medaljen në Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë, shkruan Gazeta Express.

Sadiku ka siguruar pjesëmarrjen për në gjysmëfinale. Kjo nënkupton se ajo e ka të siguruar së paku medaljen e bronztë nga ky Botëror.

22-vjeçarja në çerekfinale e mposhti Wu Shih-yi, në kategorinë 57 deri në 60 kilogramë.

Kësisoj, Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të argjendtë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale.

Çdo fitore tjetër për boksieren nga Kosova do të përkthehej në tjetër medalje dhe tjetër sukses historik.

Pra, boksi i Kosovës veçse e ka siguruar medaljen më të rëndësishme që nga ndërkombëtarizimi, teksa tani janë rritur ambiciet edhe për medalje më të rëndësishme.

Kampionati Botëror i boksit për femra ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 20 maj. /Gazeta Express/