Kosova renditet e katërta në "Grand Prix Croatia 2022" - Gazeta Express
string(52) "kosova-renditet-e-katerta-ne-grand-prix-croatia-2022"

Sport

Gazeta Express

21/03/2022 23:37

Kosova renditet e katërta në “Grand Prix Croatia 2022”

Sport

Gazeta Express

21/03/2022 23:37

Përfaqësuesja e Kosovës në karate u rendit e katërta në mesin e 33 shteteve të botës në “Grand Prix Croatia 2022”, që u mbajt nga 18 deri më 20 mars në Samobor te Kroacisë.

Kosova fitoi 30 medalje, prej tyre shtatë të arta, dhjetë të argjendta dhe 13 të bronzta, përcjell Gazeta Express.

E veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e Kosovës edhe në garën para olimpike, ku Jusuf Kupa fitoi medaljen e artë.

Kosova në renditje la prapa shtetet si Franca, Sllovakia, Hungaria e Azerbajxhani.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në këtë “Grand Prix” ndanë drejtësinë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, kryetari Ardian Muhadri, Edon Xharra, anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi. Këtu u veçua kryetari i gjyqtarëve, Ardian Muhadri, pasi nga Federata Kroate u caktua shef i arenës numër 1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.

Për së afërmi këtë garë e përcjelli edhe kryetar i ri i Federatës së Karatesë të Kosovës, Avni Gashi. /Gazeta Expres/

Advertisement
Advertisement
Advertisement