Kosova renditet e 15-ta - Gazeta Express
string(23) "kosova-renditet-e-15-ta"

Kosova renditet e 15-ta

Basketboll

Gazeta Express

17/07/2022 14:45

Kosova është renditur e 15-ta në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për femra U20, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Në ndeshjen për vendin e 15-të, vashat e Kosovës kanë mundur Armeninë me rezultat 64:70 (16:15, 22:24, 12:14, 14:17).

Lexo Edhe:

Dardanet kishin epërsi të lehtë në këtë sfidë, që e ngritën në dhjetëminutëshin e fundit, duke shkuar drejt fitores dhe kështu ndodhi, duke fituar me gjashtë pikë dallim 64:70 dhe u renditën të 15-tat nga 18 kombëtare në këtë garë.