"Kosova qëllimshëm po prodhon kriza politike për ta shtyrë dialogun, presin përfundimin e zgjedhjeve në SHBA" - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/08/2020 14:40

“Kosova qëllimshëm po prodhon kriza politike për ta shtyrë dialogun, presin përfundimin e zgjedhjeve në SHBA”

Lajme

Gazeta Express

12/08/2020 14:40

Drejtori i Qendrës për Globalizim, Dejan Miletic, thotë se Kosova qëllimisht është duke provokuar krizë politike për të shtyrë dialogun me Serbinë, me synimin për të pritur përfundimin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Kosova po pret që zgjedhjet t’i fitojë dikush që më pas mund të plotësojë interesat maksimale në dialogun me Serbinë.

“Kriza është një tjetër emër për atë rajon, sepse ata nuk ke duan qetësinë. Ata duan të gjejnë çfarëdo arsyetimi që mund të legjitimonte shtyrjen e bisedimeve. Të gjitha opsionet janë të hapura. Nëse do të kishte ndonjë presion shtesë, ata do të kishin shkuar në zgjedhje të reja”, ka thënë Miletic për Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash, Miletic ka folur edhe për problemet e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë./Express/