Kosova pranë krizës së thellë ekonomike - Gazeta Express
string(39) "kosova-prane-krizes-se-thelle-ekonomike"

Kosova pranë krizës së thellë ekonomike

Gazeta Express

22/01/2020 9:05

Mosmiratimi i projektbuxhetit për vitin 2020 mund të nxisë krizë financiare, buxhetore e sociale në vend.

Kjo gjë po pohohet nga njohësit e çështjeve ekonomike, teksa për ata që e monitorojnë punën e Kuvendit është duke u theksuar se pa konstituimin e komisioneve parlamentare nuk mund të ketë miratim të buxhetit në Parlament, shkruan sot Zëri.

Lexo Edhe:

Për shkak të moskonstituimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht të Komisionit për Buxhet e Financa, projektbuxheti për vitin 2020 nuk mund të kalojë për miratim në Parlament.

Ndonëse Kryesia dhe deputetët e organit ligjvënës u konsistuan më 26 dhjetor të vitit të kaluar, e njëjta gjë nuk ndodhi me komisionet parlamentare.