Kosova po e befason Suedinë pas pjesës së parë, 2-0 në Prishtinë - Gazeta Express
string(63) "kosova-po-e-befason-suedine-pas-pjeses-se-pare-2-0-ne-prishtine"

Sport

Gazeta Express

08/09/2025 21:33

Kosova po e befason Suedinë pas pjesës së parë, 2-0 në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

08/09/2025 21:33

Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj asaj të Suedisë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” po fitojnë 2-0 ndaj kombëtares suedeze, pas 45 minutëshit të parë në Prishtinë.

Golin e parë e shënoi mesfushori Elvis Rexhbeçaj, në minutë e 26-të, shkruan “Gazeta Express”.

Goli erdhi pas një dalje të shpejt nga Kosova në kundërsulm, duke e ekspozuar tërësisht mbrojtjen e mysafirëve.

I dyti gol erdhi nga Vedat Muriqi, që shënoi pas një kundërsulmi po ashtu, i ndërtuar me Albion Rrahmanin.

Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia, pas një kundërsulmi pothuajse të njëjtë.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026./GazetaExpress/