Kosova pëson humbje ndaj Danimarkës - Gazeta Express
string(35) "kosova-peson-humbje-ndaj-danimarkes"

Kosova pëson humbje ndaj Danimarkës

Sport

Gazeta Express

26/07/2023 20:14

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Danimarkës në kuadër të para-kualifikimeve për Eurobasket 2025.

Pas fitores ndaj Zvicrës, të përzgjedhurit e Rami Hadar nuk ia dolën të përsëritin suksesin e njëjtë edhe sonte, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë 82:75, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u zhvillua në “Arena Naestved”. Rezultati pas çerekëve ishte: 27:16, 17:27, 25:22 dhe 13:10.

Gabriel Lundberg me 20 pikë dhe Jonas Zohore me 19 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e danezëve.

Te “Dardanët” u dalluan Dominic Artis me 23 pikë dhe Dardan Berisha me 13.

Danimarka tani udhëheq në Grupin H me 4 pikë, një më shumë se Kosova.

Zvicra është e fundit me 2 pikë.

Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Kosova më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.

Kujtojmë se vetëm lideri i grupit kalon në grupet e kualifikimeve të Eurobasket 2025. /Gazeta Express/