Kosova pëson humbje ndaj Azerbajxhanit - Gazeta Express
string(38) "kosova-peson-humbje-ndaj-azerbajxhanit"

Kosova pëson humbje ndaj Azerbajxhanit

Sport

Gazeta Express

25/02/2024 12:59

Kosova ka pësuar humbje ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjn e dytë në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Pas fitores ndaj Irlandës në mesjavë, të përzgjedhurit e Rami Hadarit nuk ia dolën të përsërisin suksesin e njëjtë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përballja e luajtur sot në Baku përfundoi me rezultatin 87:77.

Dardan Berisha me 20 pikë ishte më i dalluari te Kosova sot. Pikëdyshifërore shënuan edhe Dardan Kapiti – 19 dhe Musab Mala – 16.

Te Azerbajxhani më i dalluari ishte Orhan Haciyeva me 27 pikë.

Për Kosovën ishte kjo ndeshja e fundit për këtë muaj.

Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës. /Gazeta Express/