Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë? - Gazeta Express
string(65) "kosova-perballe-sllovenise-me-formacion-te-njejte-si-ndaj-suedise"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 20:05

Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë?

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 20:05

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë nesër mbrëma në fushën e blertë me plot optimizëm.

Dardanët do ta kenë përballë Slloveninë, me të cilën do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Vedat Muriqi me shokë vijnë mjaft të motivuar pas fitores së madhe ndaj Suedisë në muajin e kaluar, shkruan “Gazeta Express”.

Formacioni 3-5-2 doli të ishte i qëlluar nga ana e selektorit Franco Foda.

E “Gazeta Express” mëson se trajneri i Kosovës do ta vendosë të njëjtin formacion edhe në lojën e nesërme ndaj Sllovenisë.

Natyrisht, ndërrime të lojtarëve startues mund të ketë, por sistemi i lojës pritet të jetë i njëjti si kundër suedezëve, me një 3-5-2, i cili shndërrohet në 5-3-2 kur Dardanët mbrohen.

Këtë radhë në grumbullim janë përfshirë edhe Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan muajin e kaluar, ndërsa pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit me Slloveninë e me Suedinë është edhe prurja më e re, Albian Hajdari.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express