Kosova nuk është shtet i kryer në të Drejtën Ndërkombëtare - Gazeta Express
string(58) "kosova-nuk-eshte-shtet-i-kryer-ne-te-drejten-nderkombetare"

OP/ED

Gazeta Express

26/03/2023 19:00

Kosova nuk është shtet i kryer në të Drejtën Ndërkombëtare

OP/ED

Gazeta Express

26/03/2023 19:00

Kosova duke mos qenë në marrëdhënie kontraktuale me KS të OKB (vend joanëtar) sepse Serbia ende si suksesore e RFJ-së është bartëse e sovranitetit shtetëror mbi Kosovën, sipas Westphalisë.

Por, Westphalia ka rënë.

Lexo Edhe:

Letra e Presidenti George W. Bush që justifikon notën e njohjës së ShBA-së për Kosovën është leva juridike sipas të cilës Kosova bëhet subjekt i të Drejtës Ndërkombëtare Publike.

Nga Halil Matoshi

Pasi që Kosova nuk është anëtare e OKB-së,  ajo vullnetarisht merr përsipër dhe u detyrohet marrëveshjeve ndërkombëtare që i ka bërë ligje me ratifikim, konform Paketës Ahtisaari që e ka miratuar me Rezolutë në Kuvend dhe sipas letrës së Presidentit George W. Bush të 18 shkurtit 2008, i cili mbështetët në garancitë e Kosovës se e konsiderojnë veten të detyruar ligjërisht të respektojë dispozitat e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe me bindjën se miratimi i plotë dhe i shpejtë i masave të propozuara nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Ahtisaari do ta sjellë Kosovën më afër përmbushjes së aspiratave të saj euroatlantike.

Poashtu David Miliband, Sekretar Shteti për çështje të jashtme të Britanisë së Madhe tha se

deklarata e shpall Kosovën si një republikë demokratike, laike dhe multietnike dhe thekson se liderët e saj do të mbështesin të drejtat dhe kontributin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Deklarata përmban gjithashtu një angazhim të njëanshëm për të zbatuar plotësisht detyrimet e përfshira në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të bërë më 17 shkurt 2008, duke përfshirë masat e gjëra mbrojtëse të saj për pakicat. Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Franca e pranuan Kosovën më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Sëkëndejmi Kosova pa qenë anëtare e OKB-së, subjektivitetin ndërkombëtar e siguron vetëm përmes faktorit ndërkombëtar (si palë e tretë , përkatësisht ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, si një zotim  vullnetar se do t’i përmbahet Paketës Ahtisaari, si dokument,

Inter alia i OKB.

Në këtë kontekst, Serbisë askush nuk i po i kërkon të nënshkruaj kurrfar dokumenti, pos dakordimit verbal, me Kosovën.

Sepse po të të bënte më shumë shtet një nënshkrim, Kosova dhe Serbia kanë hedhur firmat më 2013 në Marrëveshjën e Parë për normalizim dhe në Marrëveshjën e Parimeve, 2015. Mirëpo, ato dy marrëveshje u shmangën nga dyja shtetet plot dhjetë vjet.

Marrëveshja e Ohrit provon të ecët përpara me MIRËBESIM dhe përmes planit të zbatimit të rikonirmojnë interesimin e tyre për integrimet euro-atlantike.

Kësaj hefë BE do të ngris një komision mbkqyrës dhe kjo marrëveshje tani bëhet pjesë e pranimit të Serbisë në BE përmes kapitullit 35 dhe për Kosovën përmes Komitetit Special për Normalizim.

Fundja Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve midis Shteteve dhe Organizatave Ndërkombëtare (1986) e konsideron marrëveshje ndërkombëtare secilin dakordim gojor në prani të një pale të tretë, orgsnizatë ndërkombëtare e përfshirë në proces, pra nëse dikush nga BE në këtë rast, ka mbajtur shënime (proces verbal) dhe/apo Marrëveshja është publikuar në portalin zyrtar të BE (gazetën zyrtare);

Albin Kurti në opozitë, për kauzën e tij kundër Marrëveshjës së Parë (2013) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila në gjashtë nene flitej për një mekanizëm kushtetues me strukturë të ngjashme si Asociacioni ekzistues i Komunave të Kosovës, për stigmatizimin e saj, e përdori emërtimin në gjuhën serbe, që poashtu është gjuhë kushtetuese në Kosovë “Zajednica”. Në gjuhën e Listës Srpska dhe Aleksandar Vučić-it, ishte mekanizëm me kompetenca ekzekuive dhe konceptohej si Bashkësi e komunave serbe, por në Ohër, Kurti e pranoi zbatimin e kësaj Marrëveshjeje me emrin e saj kushtetues, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Kjo do të thotë se Kurti është brenda mandatit kushtetues dhe po i përmbushë agjendat shtetërore. Ta kritikosh për këtë është folklorizim i politikës, aq më tepër kur ai është zotuar t’a zbatojë një Marrëveshje të nënshkruar nga PDK e LDK e të ratifikuar në Kuvend me 84 vota, si Marrëveshje Ndërkombëtare e cila nuk është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kurti sëkëndejmi u kurthu në filozofinë e tij të kundërvënies realpoliikës me idealizëm majtist në një mjedis të djathtë dhe të varur nga kapitalizmi dhe faktori ndërkombëtar. Ai i mësoi adhuruesit e tij që ta pranojnë si të vërtet atë që sipas Aldous Huxley-t do të ishte e arsyeshme të dyshonin. Kurti ashiqare që erdhi në pushtet përmes propaandës duke e mjegulluar fiozofinë e dyshimit ndaj të vërtetës.

Prandaj sot është në telashe. Duke e pasur parasysh rebelimin e tij antishtet, ky është përparim i madh i popullistit Kurti drejt transformimit të tij në politikan të rëndomtë mediokër, pasi ia humbi Atdheut plot dhjetë vjet.

Poashtu duhet rikujtuar Kurtit edhe faktin se me Marrëveshjën e Parimeve (2015) Serbia njohu juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, testit të së cilës do t’i nënshtrohej Statuti i Asociacionit. E kur dihet së vetëm shteti sovran mund të krijojë instanca autonome brenda juridiksionit të vet, kjo e nënkupton dhe pajtimin serb për sovranitetin kosovar.

Elemente të autonomisë janë a) autonomia pjesëmarrëse; b) kulturore dhe financiare.

Serbët e Kosovës i kanë arritur të tre format, në nivel pjesmarrjeje në pushtet qëndror, me vendet e garantuara në Kuvend dhe votën e dyfisht për çështjet vitale që prekin interesat e tyre dhe autonomi kulturore e financiare në nivelin e dytë të pushtetit, përmes Ligjit për Qeverisje Lokale.

Porse për ruajtjën e karakterit unitar të shtetit, serbët nuk mund të kishin autonomi politike dhe territoriale. Tjetërçka që Serbia e synon, Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, porse çdo gjë që është brenda kornizave kushtetuese, nuk e cënon funksionalitetin e shtetit dhe karakterin unitar të tij. Në Statut duhet t’i jepet fuqi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mbikqyrje (overview) përmanente të ligjshmërisë e kushtetutshmënisë së akteve, qëllmeve dhe veprimeve të Asociacionit.