Një raport i “World Justice Project”, për sundimin e ligjit 2022 e ka nxjerr Kosovën të 57’tën në botë prej 140 shteteve sa përfshinte raporti.
Kosova ka shënuar përmirësim 2.4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, duke u ngritur për tri pozicione në çështjen e sundimit të ligjit.
Rrjedhimisht, Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor, poqë Mali i Zi nuk është i përfshirë në raport.
“Trendet e rëndësishme për Kosovën përfshinin përmirësime në matjen e faktorëve Kufizimet në kompetencat e Qeverisë, Mungesa e Korrupsionit dhe Qeverisja e Hapur”, thotë raporti.
Kështu vendi ka bërë progresin e dytë më të lartë në botë, ndërkaq bota në përgjithësi ka rënie të Sundimit të Ligjit dhe rritje të autokracisë, sipas raportit.
Secili shtet analizohet veç e veç, për Kosovën thuhet se më së miri qëndron në rendin dhe sigurinë, qeverisjen e hapur dhe të drejtat njeriut ( e 56’ta).
Por Kosova qëndron keq në drejtësi civile kur renditet e 84’ta dhe përmbarimin rregullator, në vendin e 81’t.
E sa i përket mungesës së korrupsionit, vendi renditet i 61’ti.

Në nivel global, vendi më i renditur në Indeksin e sundimit të ligjit për 2022 është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda. Vendi me rezultatin më të ulët është Venezuela, pastaj Kamboxhia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos dhe Haiti. /Express
Kosova e 57’ta në botë për sundim të ligjit, Kurti: Reformat po funksionojnë
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...