Kosova, në mesin e të mëdhenjve - Gazeta Express
string(30) "kosova-ne-mesin-e-te-medhenjve"

Sporte tjera

Moral Pozhegu

10/08/2021 13:05

Kosova, në mesin e të mëdhenjve

Sporte tjera

Moral Pozhegu

10/08/2021 13:05

Vendi ynë e sheh veten në mesin e 65 shteteve të botës që fituan medalje të arta në Olimpiadën e Tokios. Ishin plot 113 shtete që nuk fituan fare medalje olimpike

Kosova bëri paraqitje impresionuese në Olimpiadën e Tokios. Vendi ynë i vogël e sheh veten në mesin e të mëdhenjve pas përfundimit të Lojërave Olimpike, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosova e mbylli eksperiencën e jashtëzakonshme në Japoni me dy medalje të arta, të cilat i siguruan xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Me këtë rast, vendi ynë është futur në mesin e 65 shteteve që kanë fituar medalje të arta në këtë Olimpiadë. Gjithashtu, Kosova përfshihet edhe në mesin e 93 shteteve që fituan medalje të arta në “Tokyo 2020”.

Ndërkaq, 113 shtete, përfshirë këtu edhe ekipin olimpik të refugjatëve, nuk ia dolën të fitonin medalje. Kosova njëkohësisht e mbylli këtë Olimpiadë në vendin e 42-të, një pozitë kjo për lakmi. Në këto Lojëra Olimpike morën pjesë 206 shtete, respektivisht 11,656 sportistë.

Kosova u përfaqësua me 11 garues, prej tyre 6 me normë olimpike dhe 5 me ftesa. Pjesë e garës më të madhe sportive në botë ishin 339 evente, pjesë e 33 sporteve, të ndara në 50 disiplina. Olimpiada e Tokios, e shtyrë për një vit shkaku i pandemisë, u mbajt nga 23 deri më 8 gusht. /Gazeta Express/