‘Kosova në Interpol’: Serbia viktimizohet pas vlerësimit të BE’së për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit - Gazeta Express
string(102) "kosova-ne-interpol-serbia-viktimizohet-pas-vleresimit-te-bese-per-shkeljen-e-marreveshjes-se-brukselit"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 7:49

‘Kosova në Interpol’: Serbia viktimizohet pas vlerësimit të BE’së për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 7:49

Drejtori i të ashtuquajturë s ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic, që kryeson edhe delegacionin negociator të Serbisë në bisedimet për normalizim me Kosovën akuzoi sërish lehtësuesin e Dialogut për standarde të dyfishta mee lojëra fjalësh pa u përgjigjur në atë që është shkelje e dukshme e marrëveshjes së Brukselit

Petkovic prononcimit të BE’së ju përgjgij në X ku përsërit qëndrimin e dëgjuar tashmë shpesh se Serbia na qenka e vetmja e përkushtuar për procesin e normalizimit krahasuar me Kosovën duke e shpotitur BE’në madje.

“Prishtina refuzoi për 13 vite ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit e ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa me terrorin ndaj serbëve shkel çdo ditë dialogun. As kurti e as zëdhënësi i BE nuk duan të flasin për këtë. Për të mençurit këto mjaftojnë.” shkroi ai Petkovic të mërkurën.

“Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës të mërkurën për KOHA pas raporteve se ministri serb Ivica Dacic ishte krenuar me pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën Interpol./gazetametro