Kosova në grupin e 13 shteteve për të cilat SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina anti-COVID - Gazeta Express
string(89) "kosova-ne-grupin-e-13-shteteve-per-te-cilat-shba-do-te-ndaje-6-milione-vaksina-anti-covid"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2021 17:32

Kosova në grupin e 13 shteteve për të cilat SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina anti-COVID

Lajme

Gazeta Express

03/06/2021 17:32

Raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.

Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie, shkruan Gazeta Express.

Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.

 Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.