Kosova në futsall i mëson kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian - Gazeta Express
string(80) "kosova-ne-futsall-i-meson-kundershtaret-per-kualifikueset-e-kampionatit-evropian"

Kosova në futsall i mëson kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

30/05/2024 13:49

Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Kosova është pozicionuar në grupin 10, pas hedhjes së shortit që u bë sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Lexo Edhe:

Dardanët do të kenë punë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në ‘Play-Off’ ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallit.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.