Kosova në finale të Eurobasket U16, mposhtën Azerbajxhanin me gati dyfishin e pikëve - Gazeta Express
string(83) "kosova-ne-finale-te-eurobasket-u16-mposhten-azerbajxhanin-me-gati-dyfishin-e-pikeve"

Sport

Gazeta Express

13/07/2024 20:49

Kosova në finale të Eurobasket U16, mposhtën Azerbajxhanin me gati dyfishin e pikëve

Sport

Gazeta Express

13/07/2024 20:49

Djemtë e Kosovës U-16, kanë shënuar fitore në gjysmëfinale duke mposhtur Azerbajxhanin me rezultat të përgjithshëm 76:41 (13:12,23:9,19:16,21:4).

Djemtë ishin bindshëm më të mirë e diferenca u bë në dy çereket e fundit ku “Dardanët” shkëlqyen dhe çdo gjë ishte në favorin e tyre duke e mbyllur lojën me rezultat 76:41.

Lexo Edhe:

Te Kosova u dalluan Yll Kastrati me 32 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistime, si dhe Lis Binishi me 12 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime.

Në finale që zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:30, Kosova takohet me fituesin e gjysmëfinales, Shqipëri-Armeni.

Kjo garë është e divizionit C që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.