Kosova në Festivalin e Filmit në Sarajevë - Gazeta Express
string(41) "kosova-ne-festivalin-e-filmit-ne-sarajeve"

Arte

Gazeta Express

20/08/2025 13:31

Kosova në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Arte

Gazeta Express

20/08/2025 13:31

Në kuadër të Sarajevo Film Festival, Qendra Kinematografike e Kosovës, në bashkëpunim me MPJD dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci, organizoi një recepsion për të nderuar kineastët pjesëmarrës në këtë festival.

Këtë vit, Kosova u paraqit me:

Sytë e Bernës – film i shkurtër i Ermal Gerdovcit, premierë botërore, Official Competition

Mua besoi më shpëtoi portreti – dokumentar i shkurtër nga Alban Muja, Official Competition

Vidra – film i Srdjan Vuletić, koproduksion minor me producentin Fatmir Spahiu, Official Competition

Burri i shtëpisë – film i Andamion Murataj, koproduksion minor me producentin Ismet Sijarina, Official Competition

Përfaqësimi i Kosovës në juritë e festivalit:

Veton Nurkollari – juri e filmave dokumentarë

Norika Sefa – juri për Barazi Gjinore

Në programin Sarajevo Talents morën pjesë: Sami Mustafa, Era Balaj, Edona Kryeziu e të tjerë.