Kosova është në disavantazh në çerekfinalen e Kampionatit Europian të Counter-Strike 2.
Ekipi kosovar pësoi humbje 13:10 në map-in “Anubis” nga Lituania, shkruan Gazeta Express.
Kosova e nisi mjaft mirë ndeshjen me epërsi prej katër pikësh, por në “CT” dështuan ta menaxhonin situatën.
Map-i i radhës është “Ancient”, teksa skuadra që shënon fitore në dy map-a kualifikohet në gjysmëfinale.