Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA!
Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, një dyshe që ka treguar rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare dhe që vjen në këtë kampionat me ambicie dhe përkushtim maksimal.
Nën drejtimin e trajnerit Fatlum Hajrizi, ekipi është përgatitur me seriozitet për të sfiduar më të mirët e rajonit.
Në konkurrencën e femrave, ngjitet në rërë duoja dinamike Valmira Ramadani dhe Loresa Avdyli, të cilat janë bërë simbol i përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në beach volley.
Të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi, ato synojnë që në Balıkesir të tregojnë potencialin dhe shpirtin luftarak që i karakterizon.
Të dy çiftet fituan do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë të organizuar nga BVA, si një nga pjesët zonale më të rëndësishme në CEV.