Kosova në 2021 u ngrit për 17 vende në Indeksin e Korrupsionit, por një tjetër vit shënoi përparimin më të madh - Gazeta Express
string(110) "kosova-ne-2021-u-ngrit-per-17-vende-ne-indeksin-e-korrupsionit-por-nje-tjeter-vit-shenoi-perparimin-me-te-madh"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:33

Kosova në 2021 u ngrit për 17 vende në Indeksin e Korrupsionit, por një tjetër vit shënoi përparimin më të madh

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:33

Kosova ndër vite është renditur kryesisht në pjesën e poshtme në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit që publikohet çdo vjet nga organizata Transparancy International. Që nga viti 2012 kur Kosova përfshihet në këtë indeks, renditjen më të mirë e ka pasur në vitin 2017, kur ishte renditur në vendin e 85-të nga 180 shtete të botës raporton Gazeta Express.

2013-ta ka shënuar renditjen më të keqe për Kosovën, duke u renditur në vendin e 111-të nga 180 shtete që përfshihen në raportet e Transparancy International.

Lexo Edhe:

Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020. Në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.

Por përparimin më të madh e ka pasur në vitin 2017 kur ishte renditur në vendin e 85-të.

Në vitin 2020 ishte renditur në vendin e 104-të, në 2019-ën në vendin e 101-të, në vitin 2018 në vendin e 93-të, në vitin 2017-të në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2016 në vendin e e 95-të.