Kosova mund të përfitojë nga paraqitjet e mira në Ligën e Kombeve të sezonit të ardhshëm - Gazeta Express
string(88) "kosova-mund-te-perfitoje-nga-paraqitjet-e-mira-ne-ligen-e-kombeve-te-sezonit-te-ardhshem"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 19:20

Kosova mund të përfitojë nga paraqitjet e mira në Ligën e Kombeve të sezonit të ardhshëm

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 19:20

Shorti i fazës së ligës së Ligës së Kombeve, për edicionin 2026/27 do të mbahet nesër (e enjte), me fillim nga ora 18:00, në Bruksel.

Aty, Kosova është pjesë e Ligës B dhe do të jetë në vazon e katërt, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, nga ky short dhe nga paraqitja e Kosovës në këtë kompeticion, kombëtarja dardane do të mund të ketë një lehtësim për tutje.

Renditja në grupin e Ligës së Kombeve do të ketë ndikim direkt edhe në shortin për kualifikimet për EURO 2028.

Nëse “Dardanët” arrijnë pozitën e parë ose të dytë në grupin e tyre do e përfitojnë mundësinë të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin e kualifikueseve për kampionatin e ardhshëm evropian.

Poashtu nëse fitohet grupi – si çdoherë do të jetë mundësia për të luajtur në “playoff” për një vend në EURO 2028./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement