Kosova mund të çojë në mbi 26 milionë euro koston totale për zgjedhje më 2025 - Gazeta Express
string(77) "kosova-mund-te-coje-ne-mbi-26-milione-euro-koston-totale-per-zgjedhje-me-2025"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:32

Kosova mund të çojë në mbi 26 milionë euro koston totale për zgjedhje më 2025

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:32

Plot 18 milionë euro është kostoja e organizimit të dy proceseve të rregullta zgjedhore – parlamentare dhe lokale – këtë vit.

Për zgjedhjet e parlamentare që u mbajtën më 9 Shkurt u shpenzuan 7.9 milionë euro, ndërsa buxheti i për dy rundet e zgjedhjeve lokale ishte 10.5 milionë euro.

Nëse për organizimin e zgjedhjeve tëë parakohshme parlamentare më 28 Dhjetor merret si shembull kostoja e atyre të Shkurtit, i bie që në total, për një vit, nga buxheti i shtetit shpenzohen më shumë se 26 milionë euro për procese zgjedhore.

Pasi përsëriti se nuk ka buxhet për organizmin e procesit të tretë brenda vitit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha TV Dukagjinit se së shpejti do të përcjellë te pushteti ekzekutiv në detyrë kërkesën për ndarjen e mjeteve të nevojshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të miratojë planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim, në një vit jo-zgjedhor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Për të siguruar paratë për organizimin e procesit të parakohshëm zgjedhor, Qeveria në detyrë pritet të veprojë sikurse bëri për pensionet e rritura.

“Duhet të shihen mundësitë se si mundemi që brenda transferove, pra brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica nëpër organizata buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm, sepse normalisht që nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për t’u realizuar ato”, ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas dështimit të mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, për të marrë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, të pasuar nga dekreti për shpërndarjen e legjislaturës së nëntë.