Kosova mposhtet nga Gjeorgjia, përfundon e 12-ta në Evropian - Gazeta Express
string(59) "kosova-mposhtet-nga-gjeorgjia-perfundon-e-12-ta-ne-evropian"

Sport

Gazeta Express

24/07/2022 17:18

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia, përfundon e 12-ta në Evropian

Sport

Gazeta Express

24/07/2022 17:18

Kosova është mundur nga Gjeorgjia me rezultat 79:116 (19:24, 19:25, 19:28, 22:39), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20 që po zhvillohet në Gjeorgji.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Dardanët, duke u renditur në vendin e 12-të nga 19 kombëtare pjesëmarrëse.

Lexo Edhe:

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e parë, duke e fituar 19:24, ndërsa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:25, duke shkuar në pushim me shifrat 38:49.

Edhe pjesa e dytë ‘foli’ në të mirë të gjeorgjianëve, që fituan në fund 79:116.

Te Kosova edhe në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë e 12 kërcime. /Gazeta Express/