Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar - Gazeta Express
string(103) "kosova-mesherbiminapplepaypresidenca-thote-se-u-angazhua-me-ambasaden-e-shba-dhe-oekun-per-ta-realizuar"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 22:16

Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 22:16

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi Apple Pay tashmë është I disponueshëm edhe në Kosovë.

Këtë presidenca e ka quajtur si lajm shumë të rëndësishëm.

Në njoftimin e presidencës thuhet se më 8 maj, shefja e Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Learta Hollaj, së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe të Ambasadës së SHBA-së, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, realizuan një takim online me selinë qendrore të kompanisë Apple.

Siç thuhet në njoftim “qëllimi i prezantimit ishte të paraqiste qartë sfidat me të cilat përballet Kosova në raport me platformat dhe shërbimet e Apple, si dhe ndikimin e tyre në sektorin e biznesit dhe në sovranitetin dixhital të vendit. Me aktivizimin e Apple Pay, Kosova po hedh hapa të rëndësishëm dhe konkret drejt integrimit të plotë në ekosistemin dixhital ndërkombëtar”.

“Për më shumë se një vit, Presidenca, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane e në koordinim me Ambasadën Amerikane, po punon për të avancuar sovranitetin dixhital të Kosovës dhe për të siguruar përfshirjen e saj në platformat globale”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Gazeta Express