Kosova merr pjesë në Ballkanikun e Beach Volley - Gazeta Express
string(47) "kosova-merr-pjese-ne-ballkanikun-e-beach-volley"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/08/2023 23:04

Kosova merr pjesë në Ballkanikun e Beach Volley

Sporte tjera

Gazeta Express

24/08/2023 23:04

Pogradeci do t’i presë ekipet më të mira të beach volley në grupmoshën U20, te djemtë e vajzat, në BVA Kampionatin Ballkanik, që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).

Kosova paraqitet me dy ekipe, nga një në secilën grupmoshë, ku pritet të ketë konkurencë të lartë.

Lexo Edhe:

Te vajzat, Kosova përfaqësohet nga Laura Zeneli (19 vjeçare) dhe Agnesa Koxha (19 vjeçare), të cilat drejtohen nga trajnerja Vildane Jashari.

Në konkurencën e djemve, vendi ynë përfaqësohet nga Enes Shabani (18 vjeçar) dhe Yll Salihu (19 vjeçar).

Ekipi i djemve udhëhiqet nga trajneri Kastriot Azemi.

Në këtë kampionat ballkanik në beach volley, përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria si nikoqire, pastaj Turqia, Rumania e Moldavia

BVA U20 Kampionati Ballkanik në beach volley, zhvillohet në qytetin e bukur të Pogradecit, nga 25 deri me 27 gusht 2023.