Kosova me sanksione, Osmani: Jemi vendi reformator nr.1 në Europë, po na bëhet padrejtësi, do të ishim më afër BE - Gazeta Express
string(109) "kosova-me-sanksione-osmani-jemi-vendi-reformator-nr-1-ne-europe-po-na-behet-padrejtesi-do-te-ishim-me-afer-be"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:37

Kosova me sanksione, Osmani: Jemi vendi reformator nr.1 në Europë, po na bëhet padrejtësi, do të ishim më afër BE

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian “nuk është i bazuar në merita”.

Pas samitit të procesit të Bërdo-Brionit në Durrës, ajo tha për televizionin publik shqiptar se BE-ja s’po i heq sanksionet ndaj Kosovës “përkundër të gjitha reformave”. Osmani tha se “askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të japë një arsye se pse janë ende në fuqi”.

Ndërkohë që Shqipëria ka shënuar përparim të madh drejt BE-së, Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ende s’e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Osmani tha se aplikacioni i Kosovës për ta marrë statusin e vendit kandidat, i dorëzuar në vitin 20222, s’është shqyrtuar fare.

“Deri tani, për shkak të disa shteteve anëtare, as nuk është mandatuar Komisioni Evropian për t’u marrë me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, tha ajo.

Kësisoj, sipas saj, Kosovës po i bëhet padrejtësi. Osmani madje tha se vendi tani do të ishte “shumë afër anëtarësimit”, sikur procesi “të ishte i bazuar në merita”.

“Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të shtyrë përpara apo për ta përkrahur një shtet apo jo. Sepse sikur të ishte e bazuar në merita, Kosova – si reformatorja numër 1 jo vetëm në këtë rajon, por sipas Gallup International, në sundimin e ligjit jemi numër 1 në Evropë dhe numër 3 në botë – do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit, por fatkeqësisht zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”, tha ajo.

Osmani tha se në samit kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy vende partnere që janë anëtare të BE-së. Nga to tha se kërkoi që të jenë “edhe më aktiv” dhe “zëri ynë në institucionet e BE-së dhe të hapet rruga edhe për Kosovën”.

Për progresin e Shqipërisë, tha se është shumë e lumtur.