Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup”, raporton Express.
Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.
Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.
Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.
According to the latest report by Gallup, Kosova records the highest relative net approval for the United States worldwide. 🇽🇰🇺🇸
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) April 3, 2026
Another testament to the strong partnership and enduring friendship between our two countries! pic.twitter.com/axheesfZOr
“Sipas raportit të fundit nga Gallup, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, ka shkruar Ambasada.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...