Kosova me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën në Euro 2020? - Gazeta Express
string(57) "kosova-me-portugaline-gjermanine-dhe-francen-ne-euro-2020"

Gazeta Express

30/11/2019 19:39

Kosova me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën në Euro 2020?

Gazeta Express

30/11/2019 19:39

Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian 2020. Në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’, Kosova do të luajë në Grupin C kundër Holandës, Ukrainës dhe Austrisë. Por, gjithçka mund të ndryshojë nëse Rumania fiton në play-off të Ligës A, atëherë Kosova kalon në Grupin F.

Në mesin e ekipeve kombëtare që me ankth e emocione e kanë pritur shortin e së shtunës për ‘Euro 2020’, ishte edhe Kosova.

Kosova s’e arriti kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që mbeti në pozitën e tretë, prapa fitueses së grupit Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, ëndrra e Kosovës nuk u mbyll me kaq. Dardanët kanë mundësi të kualifikohen në këtë kampionat përmes Rrugës D të play-offs, ku në gjysmëfinale do të luajnë kundër Maqedonisë, ndërsa në finale i pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Po ta arrijë finalen dhe ta fitojë atë, Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, ku tashmë është bërë e ditur se do të radhitet në Grupin C.

Kosova do të ketë punë në Grupin C me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë, gjithmonë nëse kualifikohet.

Megjithatë, mund të ndryshojë gjithçka nëse Rumania fiton play-offin e Rrugës A, dhe kështu Kosova do të kalonte në Grupin F, i cilësuar si grupi i vdekjes, pasi aty gjenden Portugalia, Gjermania dhe Franca. /Gazeta Express/