Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria - Gazeta Express
string(72) "kosova-me-perparim-historik-ne-renditjen-e-fifa-s-ngritet-edhe-shqiperia"

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 11:04

Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria

Futboll

Gazeta Express

18/09/2025 11:04

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë një përparim historik në ranglistën e FIFA-s

Dardanët e kanë regjistruar pozitën më të mirë ndonjëherë, që prej pranimit në UEFA e në FIFA.

Ekipi i Franco Fodës e sheh veten në pozitën e 91-të duke përparuar për katër pozita.

Verdhekaltrit ishin në vendin e 95-të në renditjen paraprake, shkruan “Gazeta Express”.

Por, fitorja e madhe ndaj Suedisë i ndihmoi Vedat Muriqin me shokë që ta përmirësojnë pozitën në këtë ranglistë, përkundër humbjes së thellë nga Zvicra.

Kosova i ka 1262.1 pikë, ndërsa gjendet përpara Sirisë dhe prapa El Salvadorit në renditje.

Ndërkohë, përparim në këtë renditje pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila u ngrit për dy pozita.

Trupa e trajnerit Sylvinho tash e sheh veten në vendin e 66-të në krahasim me atë të 68-të sa ishte në muajin e kaluar.

Kuqezinjtë i kanë 1380.66 pikë dhe gjenden përpara Emirateve të Bashkuara Arabe dhe prapa Hondurasit.

Shqipëria e mposhti Gjibraltarin në miqësore në këtë muaj, 1:0 dhe më pas edhe Letoninë me rezultat identik në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026. /Gazeta Express