Kosova me 9 boksierë në Evropianin e Boksit, Dardanët kërkojnë të paraqiten me simbole shtetërore në Serbi - Gazeta Express
string(105) "kosova-me-9-boksiere-ne-evropianin-e-boksit-dardanet-kerkojne-te-paraqiten-me-simbole-shteterore-ne-serbi"

Kosova me 9 boksierë në Evropianin e Boksit, Dardanët kërkojnë të paraqiten me simbole shtetërore në Serbi

Boks

Gazeta Express

29/03/2024 14:34

Kombëtarja e Kosovës në boks ka paraqitur 8 boksierë dhe 1 boksiere për Kampionatin Evropian për senior ne Beograd-Serbi 15-29.04.2024.

Federata e boksit me 29.02.2024 ka dërguar letër zyrtare Federatës ndërkombetare IBA, Federatës Europiane EUBC, Federatës së boksit të Serbisë ,ku ishin të informuar dhe Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit MKRS, Ministria e punëve të jashtme të Kosovës ku FBOXK ka kërkuar qe të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësitë të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet Përfaqesimi I kombetarës me uniforma dhe embleme të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarëse.

Lexo Edhe:

Ekipi I paraqitur kishte këtë përbërje: 1.Boxer 54kg. BASHKIM BAJOKU 2.Boxer 60kg.LORENT MURATI 3.Boxer 67kg. SHPETIM BAJOKU 4.Boxer 71kg. PATRIOT BEHRAMI 5.Boxer 75kg. JOZEF RRASI 6.Boxer 86kg. TAULANT JAKUPI 7.Boxer 92kg. DONAT SYLA 8.Boxer +92kg.SHPEJTIM SHABANI Women……………………………………………… 9.Boxer 60kg.DONJETA SADIKU 10.Coach-MUSLI ZYMBERI 11.Coach FATON XHAKLI 12.Coach MARJOLA SALLAUKA 13.Referee LATIF DEMOLLI