Kosova me 32 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj - Gazeta Express
string(65) "kosova-me-32-sportiste-ne-festivalin-olimpik-evropian-per-te-rinj"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2025 12:22

Kosova me 32 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2025 12:22

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Shkupi 2025”.

Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.

EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 të të njëjtit muaj. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Listën e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: Atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.

Për ekipin kosovar është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani numërojmë vetëm një medalje të artë fituar nga atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015.