Kosova mban bajrakun në Ballkan për kah numri i infektimeve me koronavirus - Gazeta Express
string(74) "kosova-mban-bajrakun-ne-ballkan-per-kah-numri-i-infektimeve-me-koronavirus"

Kosova mban bajrakun në Ballkan për kah numri i infektimeve me koronavirus

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 19:29

Kosova radhitet e para në mesin e vendeve fqinje për kah numri i rasteve të infektimit me koronavirus për një periudhë prej dy javësh, sipas Universitetit Johns Hopkins. Matja është bërë nga data 13-26 gusht.

Në Kosovë, duke iu të dhënave të universitetit, që prej periudhës së përshkallëzimit të numrit të rasteve me Covid e deri të enjten, janë paraqitur 24,399 të infektuar me virusin korona. Ndërkaq, vetëm përgjatë 24-orëshit të fundit vendi ka pasur 2.098 të prekur nga koronavirusi, sipas raportit ditor të IKSHPK’së, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, vendi i dytë që ka regjistruar më së shumti raste përbrenda periudhës 2-javore është Serbia, me 21,997 raste.

Pas Serbisë, radhitet Maqedonia e Veriut me 12,749 të infektuar përbrenda 2 javësh.

Sa i përket numrit të vdekjeve si pasojë e Covid-19, Kosova radhitet e dyta në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me 111 të vdekur.

Maqedonia e Veriut është e para me 255 jetë të humbura si pasojë e Covid-19.

Vetëm përgjatë së premtes, Kosova ka regjistruar më së shumti raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit (16), derisa vendet e Ballkanit Perendimor kanë regjistruar vdekje kështu si vijojnë: Serbia (8), Mali i Zi (4), Shqipëria (1). Shtetet e tjera, pjesë të kësaj zone, ende nuk kanë publikuar të dhënat ditore të Covid-19. /Gazeta Express/