Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër në basketboll.
“Dardanët” do të përballen me “Helvetikët”, të shtunën nga ora 17:30, në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”.
Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër “Dardanët”.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i mbështesin basketbollistët e Kosovës, pasi është sfidë jetike.
Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në këtë link:
https://www.ticketmaster.ch/…/switzerland-vs…/17459…
Kujtojmë se këto dy kombëtare u përballën në Prizren, ku Kosova fitoi 76:49.
Kosova ka një fitore e një humbje, Danimarka dy fitore dhe Zvicra dy humbje në Grupin H të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025. /Gazeta Express/