Kosova llogarit në mbështetjen e tifozëve në Danimarkë - Gazeta Express
string(54) "kosova-llogarit-ne-mbeshtetjen-e-tifozeve-ne-danimarke"

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2022 14:51

Kosova llogarit në mbështetjen e tifozëve në Danimarkë

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2022 14:51

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Danimarkën të enjten në qytetin Naestved, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Dhe, Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar sot se biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje, ndërsa një numër i tyre janë rezervuar për tifozët e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Federata e Basketbollit të Kosovës pret që edhe më 30 qershor në përkrahje të “Dardanëve” të jenë tifozët kosovarë, të cilët nuk e kanë lënë anash Kombëtaren asnjëherë.

Kapaciteti i palestrës është 3 mijë ulëse dhe një pjesë e tyre pritet të jenë tifozë të Kosovës.

Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi ata kanë shumë nevojë. /Gazeta Express/