Kosova kualifikohet në finale të Kampionatit Ballkanik U22 në Beach Volley - Gazeta Express
string(74) "kosova-kualifikohet-ne-finale-te-kampionatit-ballkanik-u22-ne-beach-volley"

Kosova kualifikohet në finale të Kampionatit Ballkanik U22 në Beach Volley

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2022 18:49

Çifti përfaqësues i Kombëtares U22 të Kosovës në Beach Volley, Loresa Avdyli/Finesa Sylejmani ka siguruar finalen e Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë, në konkurrencën e femrave, pas një super paraqitjeje në gjysmëfinale.

Vashat kosovare mposhtën dyshen impresive turke Ece Yilmaz//Ecem Aksoy me rezultat 2-0 në sete, duke treguar paraqitje dominues.

Lexo Edhe:

Në finale, Kosova do të luajê kundër Rumanisë, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Kujtojmë se ekipi tjetër ‘Dardan’, Kosova 1 do të luajë për vend të tretë kundër Turqisë. /Gazeta Express/