Kosova keq me rezerva të ujit, ujësjellësi kërkon që të kursehet pikë për pikë - Gazeta Express
string(76) "kosova-keq-me-rezerva-te-ujit-ujesjelli-kerkon-qe-te-kursehet-pike-per-pikel"

Kosova keq me rezerva të ujit, ujësjellësi kërkon që të kursehet pikë për pikë

Gazeta Express

03/12/2019 9:40

Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Lexo Edhe:

KRU “Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat. Po ashtu, Kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme konsumatorëve borxhlinj për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU “Prishtina” sh.a.

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do t’u kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”, thuhet në njoftim.