Kosova ka dështuar në udhërrëfyesin e dialogut me Serbinë - Gazeta Express
string(57) "kosova-ka-deshtuar-ne-udherrefyesin-e-dialogut-me-serbine"

Gazeta Express

10/07/2020 7:34

Kosova ka dështuar në udhërrëfyesin e dialogut me Serbinë

Gazeta Express

10/07/2020 7:34

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë një dokument të cilin Qeveria do ta kishte udhërrëfyes në dialogun me Serbinë, i cili rinis këtë javë.

Një platformë të shkruar nuk e ka prezantuar as kryeministri Avdullah Hoti, që do t’i prijë delegacionit kosovar, pa presidentin Hashim Thaçi që ka pezulluar rolin e tij pas publikimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokurori i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, shkruan KOHA.

Lexo Edhe:

Zhvillimet rreth Speciales, që dështuan takimin në Ëashington, kanë bërë që PDK-ja, partia të cilën e ka udhëhequr Thaçi, të heqë dorë nga propozimi i një rezolute, të cilën e kishte premtuar në seancën kur ishte diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë se nuk ka paraqitur asnjë platformë të shkruar për dialogun. Ajo i ka dhënë përgjigje edhe propozimit të Hotit drejtuar Kuvendit për themelimin e një komisioni “ad hoc” për dialogun.