Kosova ia bën sefte stërvitjeve për muajin tetor - Gazeta Express
string(48) "kosova-ia-ben-sefte-stervitjeve-per-muajin-tetor"

Sport

Gazeta Express

07/10/2024 20:09

Kosova ia bën sefte stërvitjeve për muajin tetor

Sport

Gazeta Express

07/10/2024 20:09

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë dhe Qipros, të cilat zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor.

Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 12 futbollistë: Arjanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Andi Hoti, Donat Rrudhani, Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Emir Sahiti dhe Eliot Bujupi.

Pjesa tjetër e futbollistëve që luajtën gjatë të dielës në klubet e tyre zhvilluan stërvitje rigjeneruese në palestër.

“Atmosfera në kamp është pozitive dhe lojtarët janë në formë të mirë fizike. Trajneri Franco Foda, së bashku me stafin e tij teknik, po punojnë për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë kundër Lituanisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitjen e radhës, “Dardanët” e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali./GazetaExpress/