Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Kampionat Evropian - Gazeta Express
string(60) "kosova-i-mbyll-me-humbje-kualifikimet-per-kampionat-evropian"

Sport

Gazeta Express

23/07/2023 20:14

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Kampionat Evropian

Sport

Gazeta Express

23/07/2023 20:14

Kombëtarja U22 e Kosovës i ka dhënë fund kualifikueseve të Kampionatit Evropian në Brno të Çekisë, me ndeshjen kundër Austrisë, të dielën pasdite.

“Dardanet” pësuan disfatë me rezultat 3-1 (25-19, 11-25, 16-25, 19-25).

Lexo Edhe:

Vashat kosovare treguan paraqitje brilante në setin e parë, të cilin arritën të fitojnë me gjashtë pikë diferencë. Megjithatë, në setet pasues, austriaket u konsoliduan dhe arritën përmbysjen, pavarësisht se ekipi ynë u mundua të bënte më shumë, sidomos në setin e katërt.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova U22 rikthehet në vendlindje ku do të përgatitet për garat tjera, me një eksperiencë të re evropiane.

Selektori Ylli Kadriu është shprehur tejet i lumtur me grupin e vajzave, me punen e bërë, atmosferën dhe paraqitjen e tyre në secilën seancë stërvitore dhe ndeshje. /Gazeta Express/