Kosova i bashkohet aksionit të INTERPOL'it, arrestohen 166 persona për krim të organizuar - Gazeta Express
string(87) "kosova-i-bashkohet-aksionit-te-interpolit-arrestohen-166-persona-per-krim-te-organizuar"

Kosova i bashkohet aksionit të INTERPOL’it, arrestohen 166 persona për krim të organizuar

Gazeta Express

30/09/2020 19:56

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona.

Sipas një njoftimi të INTERPOL-it bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni të zhvilluar në Evropën Juglindore është luftuar imigracioni ilegal, trafikimit me armë zjarri dhe trafikimi me drogë.

Lexo Edhe:

Operacioni katër ditor, 24-27 shtator, i koordinuar nga platforma multidisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe i udhëhequr nga Guardia Civile e Spanjës, i bashkoi 33 shtete në luftimin e krimit.

Në këtë aksion ishin të përfshirë rreth 9 mijë oficerë të zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe oficerë të Policisë.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar mbi 390 mijë individë dhe mbi 44 mijë automjete në pikëkalime kufitare.

Shtetet që kontribuuan në këtë aksion ishin: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania, Ukraina dhe SHBA.

Kurse INTERPOL-i thotë se Kosova ishte e përfshirë si palë e tretë.