Kosova e Zvicra, në betejë të ashpër për Leon Avdullahun - Gazeta Express
string(55) "kosova-e-zvicra-ne-beteje-te-ashper-per-leon-avdullahun"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 12:19

Kosova e Zvicra, në betejë të ashpër për Leon Avdullahun

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 12:19

Leon Avdullahu nuk ka vendosur ende se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë në karrierën e tij.

Futbolllisti i Hoffenheimit është mes Zvicrës dhe Kosovës, por ende është duke menduar.

Madje, mediumi zviceran “Blick” raporton se të dyja palët, përmes përfaqësuesve të tyre, kane qëndruar në Gjermani për ta përcjellë lojtarin gjatë fazës përgatitore, përcjell “Gazeta Express”.

Kreu i Federatës Zvicerane, Peter Knabel dhe selektori i “Helvetikëve” Murat Yakin kanë qëndruar javën e kaluar në Gjermani për ta ndjekur nga afër futbollistin 21-vjeçar, i cili është një objektiv i zviceranëve.

Ata e shikuan miqësoren e fundit të Hoffenheimit një javë më parë.

“Misioni i të dërguarve zviceranë është ‘i nxehtë’: Ata duhet ta bindin Avdullahun të qëndrojë besnik ndaj ekipit kombëtar zviceran dhe të mos kalojë tek Kosova.kjo është arsyeja se përse Knabel e ka bërë ‘dosjen Avdullahu’ si një prioritet. Kjo sepse shefi i ri i Federatës, në detyrë që nga 1 gushti, e di se sa fort po konkurron Kosova për xhevahirin e ekipit kombëtar dhe çdo ditë mund të jetë vendimtare”, shkruan mediumi i njohur zviceran.

“Kosovarët e kanë shtuar presionin e tyre në javët e fundit: Në fund të qershorit, shefi i Federatës së futbollit kosovar, Agim Ademi kishte udhëtuar për në Basel dhe kishte pirë kafe me lojtarin. Një zyrtar nga Kosova më pas do të ishte i pranishëm në seancën e parë stërvitore të Hoffenheimit në muajin korrik. Lojtari i ekipit kombëtar zviceran U-21 po joshet vazhdimisht dhe qilimi i kuq po shtrohet për Avdullahun”, shton tutje “Blick?”.

Zvicra synon që në të ardhmen ta ketë një dyshe solide dhe ëndrrash në mesfushë me dy shqiptarë: Leon Avdullahun dhe me Ardon Jasharin, i cili së fundmi u transferua tek Milani.

Ata do të ishin pasues të shqiptarit tjetër, Granit Xhaka dhe të Freuler.

Mediumi zviceran shkruan tutje se Avdullahu mund të ftohet nga Zvicra për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 në muajin shtator dhe mund të debutojë pikërisht kundër Kosovës. /Gazeta Express