Kosova e Shqipëria nënshkruajnë nisjen e kongresit të parë të kryetarëve të komunave - Gazeta Express
string(84) "kosova-e-shqiperia-nenshkruajne-nisjen-e-kongresit-te-pare-te-kryetareve-te-komunave"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 23:06

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë nisjen e kongresit të parë të kryetarëve të komunave

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 23:06

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës Kosovës, Besnik Tahiri, sot është takuar në Tiranë me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj, ku në prag të festës së 28 Nëntorit, formalizuan përmes një nënshkrimi nisjen e kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave.

Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Zëvendëskryeministri Tahiri është shprehur i lumtur që po jetësohet për herë të parë Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, e cila sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare.

“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian”, ka thënë Tahiri.