Kosova e pranoi dhe e dorëzoi stafetën e famshme të Lojërave Olimpike - Gazeta Express
string(69) "kosova-e-pranoi-dhe-e-dorezoi-stafeten-e-famshme-te-lojerave-olimpike"

Kosova e pranoi dhe e dorëzoi stafetën e famshme të Lojërave Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

14/03/2024 12:21

Kosova e ka pranuar dhe e ka dorëzuar stafetën e famshme të Lojërave Olimpike.

Kjo procedurë kryhet në kuadër të kampanjës së Ambasadave të Francës nëpër botë, kur dihet se Olimpiada në këtë vit do të mbahet në Paris.

Lexo Edhe:

Dhe, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Komiteti Olimpik i Kosovës e bënë këtë në shtëpinë e kampionëve olimpikë, më saktësisht në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë kampanjë morën pjesë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori francez, Olivier Guerot dhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi bashkë me pjesën tjetër të ekipit, dhe natyrisht nuk mungoi as trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka. /Gazeta Express/