Kosova, e para sa i përket medaljeve në një milion banorë në "Tokyo 2020" - Gazeta Express
string(70) "kosova-e-para-sa-i-perket-medaljeve-ne-nje-milion-banore-ne-tokyo-2020"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 23:55

Kosova, e para sa i përket medaljeve në një milion banorë në “Tokyo 2020”

Sporte tjera

Gazeta Express

26/07/2021 23:55

Dy medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike të Tokyos nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e vendosin Kosovën si shtetin e parë me më së shumti medalje në 1 milion banorë.

Pasi u shpall kampione olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë Distria Krasniqi, rrugën e njëjtë e ndoqi edhe Nora Gjakova sot në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Lexo Edhe:

Kështu, këto dy medalje të arta e vendosin Kosovën në vendin e tetë nga të gjitha vendet pjesëmarrës, shkruan Gazeta Express.

Por, sa i përket numrit të popullësisë, Kosova prin para të gjitha shteteve tjera.

Kosova është e para me 1.03 medalje për një milion banorë, e ndjekur nga Sllovenia, Estonia, Mongolia e kështu me radhë.

Image

/Gazeta Express/