Kosova e para në Evropë ndërsa e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e përkushtimit për rend dhe siguri publike - Gazeta Express
string(125) "kosova-e-para-ne-evrope-ndersa-e-treta-ne-bote-per-siguri-policia-e-kosoves-deshmi-e-perkushtimit-per-rend-dhe-siguri-publike"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:00

Kosova e para në Evropë ndërsa e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e përkushtimit për rend dhe siguri publike

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:00

Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, sipas raportit më të ri ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator.

Në këtë raport prestigjioz, Kosova ka arritur 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke u pozicionuar e treta në nivel global, pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë). Ky vlerësim e vendos Kosovën përpara shteteve të njohura për nivelin e lartë të sigurisë, si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra.

Një tjetër tregues domethënës është fakti se 89% e qytetarëve të Kosovës shprehen se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonat ku jetojnë – një ndër përqindjet më të larta në botë dhe në Evropë.

Policia e Kosovës thekson se këto rezultate pozitive janë fryt i përkushtimit të vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucione të tjera të sigurisë, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

“Ky vlerësim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për ofrimin e një shërbimi profesional, efektiv dhe llogaridhënës për të gjithë qytetarët pa dallim,” thuhet në reagimin zyrtar të Policisë në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës, ofrimin e sigurisë dhe shërbim sa më profesional, efektiv dhe llogaridhënës për të gjithë qytetarët pa dallim.